“Për lirinë, për njerinë” në vilën e ish-diktatorit interpretohen rreshta të dënuarish

Nga Luela Myftari
8 Dhjetor 2025, 16:28 | Kulturë

Me fjalët e Vilson Blloshmit, Martin Camajt apo Musine Kokalarit festivali europian i letërsisë përcolli një mbrëmje letrare ndryshe nga të tjerat. Vargje të shoqëruara me tinguj, në vilën e ish-diktatorit i dhanë lirë atyre që u anatemuan po prej diktatorit.

Për ata që zgjodhën vetëdijen, lirinë dhe ruajtën njeriun brenda tyre me të vetmet armë, bukurinë e mendjes dhe fjalëve që na lanë. Për Musine Kokalarin, Martin Camaj, Frederik Reshpjan, Vilson Blloshmin e Kasem Trebeshinën.

Me siguri edhe për shumë të tjerë që liria dhe jeta iu shkërrmoq vetëm se donin të shkruanin të lirë nga diktatori që jetonte po në këtë vilë.

Kështu ishte konceptuar një nga mbrëmjet e Festivalit Europian të Letërsisë.

Mes 12 autorëve të huaj që mbërritën këtë dhjetor në tiranë, kjo mbrëmje ishte e vetmja që jehonte shqip kundër artit që përkthehet me notat e pushtetit, me historitë që diktohen nga qeveritë apo të shkuarës ku liria e fjalës ishte kërkesë që të merrte frymën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos