100-vjetori i Qamil Podës, përkujtohet guerilasi që u bë komandant i flotës luftarake detare

Nga Luela Myftari
6 Dhjetor 2025, 20:01 | Kulturë

Në faqet e këtij libri të ri përfshihen kujtime, dëshmi dhe dokumente që zbardhin rrugëtimin e një guerilasi që u bë Komandanti i Flotës Ushtarake Detare. Kjo është monografia më e re, ku titulli i botimit përcjell kontributin e shkruar me germa të mëdha të Qamil Podës.

Në shenjë mirënjohjeje, thekson autori Dr. Asllan Zemani, i cili e sjell këtë libër në 100-vjetorin e Podës, edhe si një ftesë që brezat e rinj të njohin e të vlerësojnë sakrificat e atyre që çliruan vendin.

Rinia dhe pjesëmarrja në Luftën Antifashiste, shërbimi i përkushtuar në Forcat e Armatosura dhe më pas në Organizatën e Veteranëve të Luftës Nacionalçlirimtare janë rrëfyer në faqet e këtij botimi monografik si një përkujtim dhe nderim për komandantin Qamil Poda, i cili ende mund t’u rrëfejë brezave se atdhedashuria ndërtohet dhe tregohet çdo ditë, edhe me vepra të vogla, edhe me vepra të mëdha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos