Shabani dhe Hatixheja janë një çift që jeton me familjen në një fshat të Kosovës dhe siguron jetesën përmes fermës së tyre. Një konflikt familjar u shkatërron bazën ekonomike dhe i detyron të largohen drejt Prishtinës, në kërkim të punës dhe një mundësie tjetër për të mbajtur familjen.
Por qyteti nuk u ofron shpëtimin që kërkojnë. Përkundrazi, i vendos përballë një bote ku puna, paratë dhe dinjiteti njerëzor fillojnë të maten me të njëjtën monedhë. Visar Morina ndërton kështu një dramë sociale që nis nga një familje në Kosovë, por që e kapërcen kufirin e saj gjeografik.
“Shame and Money” është një film për varfërinë, por edhe për turpin që prodhon varfëria; për nevojën për të kërkuar ndihmë dhe plagën që kjo i shkakton krenarisë; për një shoqëri ku mbijetesa mund të kthehet në një provë të përditshme të dinjitetit. He ky rrëfim artistik që po vlerësohet si produksion në festivalet ku ka rrugëtuar është përcjellë edhe në Tirana International Film Festival.
Filmi, i cili pati premierën botërore në Sundance Film Festival 2026 u vlerësua me çmimin Grand Jury Prize, ndërsa është përzgjedhur në festivale të rëndësishme ndërkombëtare si Sydney Film Festival, Karlovy Vary International Film Festival dhe Sarajevo Film Festival mes më tëmirëve. Në Film Fest në Munih, fitoi çmimin e jurisë në konkurrimin Cine Masters, ndërsa filmi vijon të përcillet në kinematë gjermane. (A2 Televizion)