Zbulime nga shekulli III, Qesarati ndoshta një sit arkeologjik në të ardhmen

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
23 Shtator 2026, 13:31 | Kulturë

Zbulime nga shekulli III, Qesarati ndoshta një sit arkeologjik në

Qesarati në bashkinë e Memaliajt ndoshta në të ardhmen mund të shndërrohet në një tjetër sit arkeologjik në vendin tonë. Të dhënat e mëparshme të konfirmuara edhe me zbulimet që po bëhen dita ditës nga një grup ekspertë të arkeologjisë italo-shqiptar e përforcojnë akoma më shumë këtë parashikim.

Arkeologu Italian tregon mbi rëndësinë e zbulimeve të fundit dhe ajo që mendohet se ka qenë në këtë zonë ndoshta që nga shekulli i tre i katërt pas Krishtit.

Ndërsa për arkeologun shqiptar kjo zonë duhet të studiohet dhe gërmohet pasi ka të dhëna që gjithë lugina e Vjosës mund të jetë një pasuri e rrallë e arkeologjisë.

Qesarati ka qenë i njohur për gjetjet arkeologjike që në vitin 1936, ndërsa edhe gjatë viteve të komunizmit janë gjetur mozaikë të ndryshëm gjatë punimit të tokave bujqësore por që fatkeqësisht janë mbuluar dhe shkatërruar pa i dokumentuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos