Debati për qytetet antike, koncensioni dhe financat kryefjalë e projektit për Bylisin e Klosin

Nga Luela Myftari
7 Maj 2024, 15:06 | Kulturë

Koncesioni ishte kryefjala që shoqëroi betejën për Butrintin me të tillë kryefjalë duket se ka nisur edhe beteja për qytetet antike të Bylisit e Klosit.

Në prezantimin e planit të menaxhimit nga Agjencia Italiane e Bashkëpunimit për Zhvillim propozohet që një fondacion i ngritur nga institucione të specializuara është zgjidhja e përshtatshme për këtë fazë.

Mirëpo duke se kjo skemë ka ndryshuar pas dëgjesës së parë, por sërish nuk i jep përgjigje dyshimeve.

Auron Tare ka shprehur në këtë dëgjesë të radhës se vlera financiare për këtë plan menaxhimi është shumë e madhe për një projekt të tillë menaxhimi dhe se dyshime ka për shpërndarjen e parave.

Rrënojat e parkut arkeologjik të Bylisit, së bashku me ato të Klosit janë sot dëshmitë më tipike të qytetërimin ilir në shekullin V-I para Krishtit dhe shihen si një pol i ri për zhvillimin e turizmit kulturor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos