Java e Europës, nga panairet tek Eurovizioni, eventet artistike të BE-së

Nga Luela Myftari
3 Maj 2024, 15:56 | Kulturë

Java e Europës, nga panairet tek Eurovizioni, eventet artistike të

Javët ndërkombëtare të kulturës nisin edhe këtë edicion me javën e Europës për ta mbyllur shqip në festat e nëntorit. Shqipëria do të mirëpresë kultura dhe artistë nga e gjithë bota e rrugëtimi nis me Bashkimin Europian.

Përmes artit, muzikës, panaireve, ekspozitave dhe paneleve të diskutimit të organizuara nga veriu në jug të Shqipërisë java e Europës do të përcjellë sa mesazhe reflektimi po aq edhe estetike.  Nën moton “Evropa është këtu”, ne duam të promovojmë diversitetin dhe barazinë përmes dialogut dhe bashkëpunimit, ka theksuar ambasadori I Bashkimit Europian në Tiranë.

“Aktivitetet tona publike gjatë gjithë ditës në Shkodër, Gjirokastër dhe Tiranë do të jenë një mundësi për të diskutuar dhe advokuar për më shumë barazi, mosdiskriminim dhe diversitet. Këto janë vlera që kanë frymëzuar projektin e BE-së dhe mbeten në zemër të tij. Ne duam të krijojmë hapësira për angazhim dhe debat me partnerë të ndryshëm shqiptarë, të diskutojmë se si mund të nxisim një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe më të drejtë, ku secili ka vendin e vet dhe mund të japë kontributin e vet. Panairet tona të BE-së në tre qytete do të mirëpresin qytetarë që duan të takojnë njerëz dhe shoqata që kanë marrë pjesë në programe të financuara nga BE-ja dhe të informohen për nismat e BE-së që promovojnë përfshirjen dhe diversitetin apo që ofrojnë mundësi për të përmbushur potencialet profesionale”, tha Silvio Gonzato, ambasadori i BE-së.

Këtë vit, Delegacioni i BE-së ka vendosur partneritet me Orkestrën Rinore të Ballkanit Perëndimor, një platformë për bashkëpunimin e muzikantëve të rinj profesionistë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Muzika bashkon, ajo ka fuqinë e jashtëzakonshme për të nxitur përfshirjen në një botë të dëmtuar nga ndarjet. Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor do t'i prezantojë të gjitha këto dhe shumë më tepër përgjatë Javës së Evropës 2024 në Shqipëri. Mbi 100 muzikantë të rinj nga 10 vende evropiane do të sjellin së bashku mesazhin e bashkimit, barazisë, përfshirjes dhe diversitetit në forma të ndryshme artistike”, u shpreh Desar Sulejmani, drejtor i Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor.

Java e Evropës do të jetë në Shkodër më 4 maj, në Shirokë, më 6 maj në Gjirokastër dhe me evente të shumta në Tiranë. Mbyllja do të mbahet me 11 maj me finalen e Eurovizionit në kryeqytet.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos