Mario Xheka ka fituar çmimin si lexues shembullor nga Bashkia dhe Biblioteka Publike e Elbasanit. Punon si kasap në këtë qytet, por lidhja e tij me librin është shumë e fortë. Zanatin e kasapit e ka të trashëguar nga gjyshi dhe babai. nuk ishte një mik i librit qenë vogëli. magjinë e letërsisë dhe leximit e ka njohur shumë më vonë.
Prej 7-8vitesh është një lexues i rregullt. Në bibliotekën e Elbasanit shkon rregullisht për titullin e radhës dhe kartela e tij aktuale shënon se Mario Xheka ka lexuar mbi 300 libra.
Kryesisht i pëlqejnë librat kriminalistikë dhe shpesh herë trishtohet që titujt e rinj apo ato të viteve të fundit nuk i gjen në bibliotekë. po aq Mario ndjen edhe keqardhje që biblioteka është bosh dhe se të rinjtë janë kafeve dhe me fokus rrjetet sociale.
Mario rrëfen se përmes librit ai jeton tanimë në kultura të ndryshme dhe këtë eksperiencë për çdo libër e përshkruan si një udhëtim të ri shpirtëror. (A2 Televizion)