Mbi 10 mijë vizitorë në prill, Apolonia antike preferohet nga të gjithë turistët

Nga A2 CNN
5 Maj 2024, 11:37 | Kulturë

Një nga sitet arkeologjike më të preferuara në vendin tonë ai i Apolonisë, por përjeton një interes gjithnjë në rritje të vizitorëve vendas dhe të huaj.

Në katër muajt e parë të këtij viti vizitorët janë thuajse dyfish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa vetëm gjatë muajit prill, këtë sit e kanë vizituar të paktën 10 mijë persona.

Përveç të ardhurave të shtuara, numri i lartë i vizitorëve kërkon edhe një administrim tjetër të parkut arkeologjik. Vizitorët e huaj janë kryesisht evropianë, ku një interes të veçantë tregojnë ato francezë.

Në bazë të rezervimeve dhe të dhënave nga agjencitë turistike viti 2024 pritet të sjellë një fluks gjithnjë në rritje të turistëve dhe natyrisht edhe të vizitorëve në Apoloni, e cila tashmë është një destinacion i thuajse të gjitha guidave në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos