Do të kushtojë 31 mln lekë, gati projekti për shtëpinë muze të shkrimtarit Dritëro Agollit

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
22 Gusht 2024, 15:23 | Kulturë

Një tjetër kolos i letrave shqipe, shkrimtari Dritëro Agolli do të ketë shtëpinë e tij të lindjes një muze që do të pasqyrojë jetën dhe aktivitetin e tij ndër vite.

Pas shumë premtimeve më në fund duket se ideja për të kthyer në muze, shtëpinë e lindjes së shkrimtarit në fshatin Menkulas të Bashkisë së Devollit ka hyrë në rrugën e realizimit.

Në fakt gjendja në të cilën është lënë banesa e shkrimtarit ishte mjaft e rëndë jo vetëm për kushtet por edhe për faktin se çfarë simbolizon.

Disa detaje të projektit dhe vlera se sa do të kushtojë i ka dhënë kryetari i bashkisë së Devollit, transmeton A2. 

Kryetari i këshillit të qarkut të Korçës që është edhe financuesi i pjesës më të madhe të këtij projekti tregon se si është konceptuar funksionaliteti i këtij muzeu.

Me muzeun e Dritëro Agollit, qarkut të Korçës, që ka numrin më të madh të muzeve në vend, pritet t’i shtohet edhe një tjetër duke e bërë akoma më tërheqës për vizitorët vendas dhe të huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos