“Mare Meum” Festival, 4 koncerte të muzikës klasike jehojnë në qytetin e Vlorës

Nga Luela Myftari
19 Gusht 2024, 15:48 | Kulturë

“Mare Meum” është festivali më i ri që jehon në Vlorë. nga Pylli i Sodës te Marina e Orikumit, muzika klasike ka rrugëtuar edhe përmes natyrës. 70 muzikantë do të bëhen pjesë e këtij festivali deri në përfundim të edicionit të parë.

Nuk ndodh shpesh që në ambientet e një marine të mund të dëgjojmë për jehonën e muzikës klasike. Por në Marina Orikum ku është zhvilluar koncerti i kuartetit të harqeve me Suela Picirin e Laura Llozin violinë, Alba Kola në violë e Dorina Laro në violonçel. Ky kuartet vajzash interpretoi kryevepra të Beethoven-it e Puccini-t.

“Mare Neum Festival” ka nisur rrugëtimin me 16 gusht e kjo ishte mbrëmja e dytë koncertore e festivalit që është konceptuar si një udhëtim në kohë përmes tingujve dhe natyrës. Drejtori artistik i festivalit Aulon Naçi zbulon se deri në shtator janë konceptuar katër ngjarje artistike të këtyre dimensioneve.

Pas Marina Orikumit, skena e “Mare Meum Festival” do të zhvendoset në teatrin Petro Marko dhe më pas tek Petrolifera. Janë 70 muzikantë të cilët interpretojnë vepra të autorëve të mirënjohur shqiptarë dhe të huaj në Mare Meum Festival që ka çelur siparin më16 gusht e përfundon më 6 shtator. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos