Ekspozitë me materiale të viteve 1880-1930 kushtuar punës së rilindasve dhe luftëtarëve kolonjarë

Nga Artin Halili
3 Gusht 2025, 13:06 | Kulturë

Një ekspozitë kushtuar Rilindasve dhe luftëtarëve të shquar Kolonjare. Bëhet fjalë për  materiale origjinale që pasurojnë jetën dhe veprën e personaliteteve nga zona e Kolonjës rreth viteve 1880-1930, të cilën studiuesi Niko Kotherja ka zgjedhur për t’ ia përcjellë publikut.

"Një ekspozitë e tillë vjen për herë të parë, ku vëllime librash e periodik i kohës e imazhe e elemente të tjera. Mblidhen më shumë se 200 materiale që ekspozohen në materialin e tyre origjinal të cilat në fund të aktivitetit u dhuruan bashkisë së Kolonjës për të pasuruar fondin e saj", u shpreh Niko Kotherja.

Të shumtë janë figurat e njohura kolonjarë që dimensionin e tyre nuk e kanë patur vetëm rajonal, por kombëtar .

"Është e rëndësishme të përmendim se në Kolonjë janë shumë figura nuk kanë vlerë lokale por vlerë kombëtare. Fan Noli, vëllezërit Konica, Qirjazi, Gani Butka, dikush që u ekspozua për herë të parë Mersin Zalo Prodani, është gazetari Akil Glina, personazhe të tjerë si Baba Braho Qesaraka, patriot I ditur, At Vasil Marko Borova, Të parët për themelimin e kishës autoqefale, nga Rehova At Naum Cerja. Ka shumë personazhe nga Kolonja me rrezatim kombëtar".

Ky aktivitet vjen edhe si nxitje për brezat e rinj për të njohur historinë e Rilindjes Kombëtare e mbajtur gjallë ndjenjën e patriotizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos