24 vite më parë, kalimi i librave shqip në pikën kufitare që lidhte Shqipërinë me Malin e Zi ishte shumë i vështirë. Zhvillimi i një panairi ishte një mision që ia doli të shembë të gjitha pengesat, e sot, për 24 vjet, të njëjtët organizatorë udhëtojnë sërish me këtë mision, shkruan A2 CNN.
Sot, Ulqini ka një librari të librit shqip, e të gjithë bëhen bashkë për këtë panair të përvitshëm. Mbrëmjen e së dielës, ceremonia e hapjes lëshoi të njëjtën thirrje për dije. Rreth 50 shtëpi botuese nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut janë unifikuar në këtë manifestim të librit shqip.
Panairi i librit e nisi rrugëtimin mbrëmjen e datës 27 korrik, por rrugëtimi i librit shqip në Ulqin do të vijojë nën logon e këtij panairi deri më 31 korrik. (A2 Televizion)