“Empatia e Demit”, mësuesi i Artit frymëzohet nga kafsha e arratisur për krijimin e një ekspozite

Nga Anisa Braho
29 Janar 2024, 12:44 | Kulturë

Një dem i arratisur nga një thertore në New Jersy u bë muzë frymëzuese për një artist. Mësuesi i Artit, Curtis Grayson, e pa atë në shinat e trenit, ku ishte duke udhëtuar. I frymëzuar prej asaj që pa, ai donte të Kishte pikturat e tij për Spanjën dhe luftën e demave. 

Filloi aty kur e pashë demin e arratisur në shinat e trenit. Mu krijua një vizion, doja të kisha diçka edhe në departamentin spanjoll”, tha Grayson.

Ai u kërkoi studentëve të mësonin më shumë në lidhje me Spanjën dhe traditën në luftën me dema. Ku sipas kësaj tradite, nëse demi ikën, mund të jetojë. 

Dhe pas një muaji punë, artisti Gaison dhe nxënësit e tij arritën të realizojnë koleksionin, të cilin e prezantuan në një ekspozitë.

"Doja të përfshija në pikturat e mia pelerinën, si të vetmen pjesë me ngjyrë në vizatime, duke lënë të kuptohet se si demi vrapon verbërisht drejt saj duke u drejtuar atje ku do pelerina”, tregoi njëri nga nxënësit.

Ndërsa një tjetër ka paraqitur në pikturë idenë e agresivitetit të demave por edhe pafajësinë e tyre.

Në përfundim të punës dhe të ekspozitës, rezultoi se frymëzimi i marrë nga demi i arratisur ishte i menduar mirë dhe provokues për këtë grup.

Pikërisht ky reagim ka bërë që edhe mësuesi i Artit të ndihet krenar, pasi në rrjetet sociale tani qarkullon hashtagu i tyre, “EMPATIA E DEMIT”,  duke lënë të hapur mundësinë për më shumë komente dhe diskutime për traditën e luftës së demave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos