Çfarë dërgojmë në Venecia? Bienalja e artit, Shqipëria përfaqësohet nga Genti Korini

Nga Luela Myftari
11 Dhjetor 2025, 19:13 | Kulturë

“A Place in the Sun”, kjo është vepra që na prezanton në një nga bienalet më të rëndësishme të artit në botë. Vepra e Genti Korinit fitoi mes 17 aplikimeve të pranuara përmes thirrjes së hapur.

Genti Korini bën bashkë në një vepër kërkimin arkivor, folklorin dhe imagjinatën duke eksploruar në mënyrën se si kujtesa kolektive dhe ideologjia formësojnë identitetin dhe atë që jemi sot. Duke endur mes së shkuarës shqiptare dhe ndërthurjeve të saj me Bashkimin Sovjetik, kështu do të përfaqësohet Shqipëria këtë vit në Bienalen e Artit në Venecia.

Me dëshirën që vitin tjetër artisti të rrëfejë më shumë se endjen mes së shkuarës dhe post modernizmit, Ministria e Kulturës premton edhe të tjera takime informuese mbi veprën e Korinit që do të përfaqësojë në Venecia në bashkëpunim me kuratoren MałgorzataLudëisiak, si një bashkëpunim mes artit vizual dhe teatrit eksperimental polak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos