Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar, ikonat e kinematografisë rrëmbejnë sërish duartrokitjet

Nga Luela Myftari
4 Shtator 2026, 14:10 | Kulturë

E gjithë salla në këmbë për Reshat Arbanën, për Roza Anagnostin, për të gjithë ata që kanë shkruar historinë e kinematografisë me dinjitet, edhe atëherë kur të krijoje ishte e vështirë të dilje jashtë kornizave të një arti të veshur me ide të realizmit socialist.

Duartrokitjet vijuan gjatë në ceremoninë e hapjes së Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar edhe për ata që nuk i kemi më, për Xhevdet Ferrin apo Gjergj Xhuvanin, filmi i të cilit ishte sipari i këtij edicioni të 14-të.

Festivali Kombëtar i Filmit Shqiptar premton rreth 200 produksione kinematografike gjatë këtyre dhjetë ditëve.

39 filma janë në garën për filmin e gjatë, por shumë të tjerë në garën e dokumentarit apo filmit të shkurtër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos