Në retrospektivën e Gjon Milit, artisti që krijoi figura magjike edhe në errësirë

Nga Luela Myftari
2 Shtator 2026, 14:44 | Kulturë

Ai i dha një dimension tëri fotografisë, duke përdorur dritën si një penel për të krijuar figura magjike në errësirë. Gjon Mili, jo thjesht një fotograf, por një artist i vizuales, një emër që shkroi një histori arti edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot me dritën dhe hijet e veta ekspozohet në Muzeun Kombëtar të fotografisë Marubi.

Lojën e tij me dritën, imazhet që duken se kanë lëvizje do t’i shihni edhe për një muaj tjetër. Nuk është çudi që ai vijon të na mahnisë duke shtyrë kështu edhe parashikimet për ekspozitën.

Gjon Mili pasi u konfirmua në Amerikë dhe punoi për Life Magazine si një ndër fotografët më të mirë të viteve ‘30-’40, arriti që të krijojë miqësi me Pablo Picaso duke sjellë disa fotografi të papërsëritshme të këtij artisti të përmes serisë legjendare “Picaso Drawing with Light”.  Picaso vizaton figura në ajër me një burim drite ndërsa kamera e Milit regjistron gjurmët e tyre në errësirë.

Piktori spanjoll nuk ishte i vetmi sepse miqësia e Gjon Milit solli edhe disa prej balerinëve dhe artistëve më të mirë amerikan të muzikës Jazz në epokën e shndritshme të revistave amerikane të kohës.

Gjon Mili u lind në Korçë në vitin 1904. Jetoi pak kohë në Rumani dhe më pas u zhvendos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u kthyer në një prej fotografëve më të njohur të kohës. Gjon Mili përveç Picaso-s, artistëve të Jazz dhe balerinëve solli edhe portrete të kulturës dhe kinemasë amerikane si dhe politikan të rëndësishëm mes të cilëve edhe portrete të presidentëve amerikanë.

Në një epokë të dominuar nga qarkullimi digjital, fotografia e Gjon Milit çlirohet nga funksioni dokumentues dhe shndërrohet në një imazh ku koha, drita dhe lëvizja bashkëjetojnë si gjurmë të një realiteti të ripërfytyruar. Ndaj, pas kësaje kspozite do të ketë një aplikim në UNESCO për shkak të metodave teknike novatore të kohës që ai përdori. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos