90 ndërtesa në rrezik, banesat private monumente kulture jo më në mëshirë të fatit

Nga Luela Myftari
1 Shtator 2026, 14:49 | Kulturë

Më shumë se 90 banesa private që gëzojnë statusin e monumentit të kulturës në Gjirokastër janë në listën e rrezikuar.

Disa të shkatërruara apo disa në rrezik për humbjen e vlerave universale, disa të degraduara prej harresës, këto janë alarmi që vjen nga trashëgimia kulturore.

Mirëpo, sfidat nuk janë të pakta, nisur nga problemet e pronësisë e deri te kostot.

Drejtuesja e politikave dhe zhvillimit të trashëgimisë kulturore në Ministrinë e Kulturës Benida Kraja tregon se sfida më e madhe këto kohë është marrëveshja me pronarët, sidomos në rastet kur pronarët janë disa.

Kraja sqaron për A2 CNN se kostot do të përcaktohen nga gjendja e ndërtesës, do të ndahen mes shteti dhe pronarëve, ndryshe nga sa në shumë raste shteti ndihmonte vetëm për projektin, ndërsa koston e rijetëzimi t’ia linin në dorë pronarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos