Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit, Preljocaj sjell magjinë e "Liqenit të mjellmave" në TKOB

Nga Luela Myftari
20 Shtator 2024, 15:38 | Kulturë

Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit nis sot në mbrëmje edicionin e tij të tretë në Teatrin e Operas dhe Baletit. Koreografi shqiptar i njohur në të gjithë botën, Angjelin Preljocaj e nis kalendarin me “liqenin e mjelmave”.

Rikthehet në Shqipëri për të drejtuar artistikisht një festival ndërkombëtare, e bashkë me vete Preljocaj sjell përvojën, artistët e huaj, kolegët e tij, më të mirët në botën e baletit për edicionin e tretë të festivalit ndërkombëtar të kërcimit.

Nuk vjen vetëm si drejtues artistik i një festivali, por sjell edhe magjinë e “Liqenit të Mjellmave”, një përrallë që Preljocaj e sjell me problemet që shqetësojnë shoqërinë në vitin 2024.

“Liqeni i mjellmave” është premiera që nis edhe rrugëtimin e festivalit që në kryeqytet, sjell jo vetëm shfaqje, por edhe master klasa dhe dialog mbi atë çka mund të bëjmë më mirë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos