Ai nuk e ka lëshuar asnjëherë aparatin nga dora. As atëherë kur, Covid-19 mbylli gjithkënd në shtëpi. Njerëzit humbën shumëçka, pasionin, lirinë për të ecur shpesh edhe durimin. Por, ai nuk e humbi kurrë. në edicionin e 15 –të të Fokus Award duartrokitjet i rrëmbeu Ernest Baba.
Atëherë kur bota dukej se ishte paralizuar për shkak të pandemisë përcolli jetën dhe lëvizjen që secilit i mungonte atë kohë. Edicioni i 15 I Fokus Award është mbyllur duke shënjuar tre ekspozita të fotografisë. Një në Tiranë në galerinë Fab, për fotografinë raportuese, të lajmit dhe dokumentimit, një tjetër ekspozitë në dy katet e galerisë në Fier, dhe në hollin e teatrit Bylis ku ekspozoheshin imazhe restrospektivë.
Prej thuajse një dekade Fokus Award është bërë jo vetëm internacional, p or ka frymësuar Kosovën e vendet e rajonit të kenë një konkurs të këtij lloji, si një mundësi ku fotografët të mund të dialogojnë e të shkëmbejnë përvojat e tyre. (A2 Televizion)