Një jetë me poezinë, Preç Zogaj: Në çdo pasqyrë na sheh mëkati

Nga Luela Myftari
20 Shtator 2024, 17:21 | Kulturë

Preç Zogaj ka vendosur që këtë vjeshtë të rrëfejë një jetë me poezinë, nga vargjet e para të shkruara mes viteve ’80 e deri tek ato më të fundit, disa prej të cilave botohen për herë të parë.

Në çdo pasqyrë na sheh mëkati. kjo është vepra më e re e Preç Zogaj, një vepër e re që si pasqyrë ka 40 vjet poezi të autorit që jo pak ka lundruar edhe në ujërat letrare të prozës.

Nga poezia e parë, tek ajo e fundit lexues i poezisë sot, ka mundësi të gjejë pikë-takimet e poetit të ri me atë që tanimë e ka lexuesin e vet.

Vetë autori ka zgjedhur që në këtë prezantim të librit të rrëfejë mes falënderimeve se sa hyjnore mbetet poezia, në raport me logjikën që kërkon proza, se sa bukur është të kesh një vëllim të tillë poetik në duar ndërsa i rikthehesh vargjeve të para me pyetjen: Si ia dola të mbaja gjallë poezinë në një kohë shkrimtarët nuk e kishin të thjeshtë të shihnin në pasqyrim mëkatet e pushtetit përballë estetikës që i duhej një vargu.

Megjithë këtë, Preç Zogaj del sërish në pasqyrën ku e sheh mëkati, këtë herë duke e vënë edhe lexuesin përballë së njëjtës pasqyrë poetike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos