Rrethuar me institucione të drejtësisë, si SPAK apo ambiente burgu, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave nuk mendohej më herët si një oazë artistik, por pas inaugurimit të kinemasë e teatrit veror, një sallë e re që do të shërbejë si për edukimin përmes artit, si për kineastët e rinj, po aq edhe për takime me median dhe publikun është prezantuar pak përpara 75-vjetorit të krijimit të Arkivit të Shtetit.
Në ditën e parë të jetës së artistike, kjo sallë ka mirëpritur 5 filma të shkurtër realizuar nga studentët e Akademisë së Arteve që duket se kanë gjetur një oazë për të prezantuar punët e tyre të para.
Ndodh shpesh që të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi e më pas të vijojnë takimet e përbashkëta, por në këtë rast takimi me filmat nuk vonoi as disa minuta pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Kinemaja verore do të përcjellë gjatë verës filma shqiptarë që do të dalin nga Arkivi Qendror i Filmit, kjo sallë e vogël do të përdoret nga të rinjtë, ndërsa pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dëgjon edhe zhurmën e punimeve për një muze të ri. (A2 Televizion)