Komunizmi dhe brezi i ri, ekspozita e të rinjve ku kultura digjitale është në veprim

Nga Luela Myftari
13 Tetor 2025, 19:29 | Kulturë

Një pasaportë thuajse diplomatike, si ato që vetëm pak kanë mundësi të kenë sot, ishte njëlloj për shqiptarët e 50 vjetëve më parë, ata të privilegjuarit e sistemit, ndërsa shumë të tjerë jetonin në kafazet që privonte lirinë, apo në kavanozët ku ruhej ushqimi sepse nesër tolloni mund të mungonte.

Kështu e kanë parë të rinjtë e sotëm komunizmin e rrëfyer përmes të tjerëve.

Kjo ekspozitë mbërriti në kryeqytet si një nga sfidat artistike që shpesh Instituti për Demokraci Media dhe Kulturë sjell si mision, si mision për të përcjellë te brezi i ri atë të shkuar, gabimet e së cilës duhet të mos përsëriten.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Zeta Galeri deri më 14 tetor si një dialog që përball ato që kanë jetuar vitet e komunizmit dhe ata që nuk e kanë njohur atë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos