Krah Dritëroit, vajza e Kadaresë nxjerr arkivën familjare: Kur mori mamin në Elbasan

Nga A2 CNN
26 Gusht 2024, 11:42 | Kulturë

Krah Dritëroit, vajza e Kadaresë nxjerr arkivën familjare: Kur

Vajza e Ismail Kadaresë, Besiana Kadare, ka postuar në Facebook atë që e quajti “foto shumë e rrallë nga dasma e prindërve në 1963”.

“Foto shume e rralle nga dasma e prinderve ne 1963. Ne te majte dalloj Naum Priftin, ne te djathte, ne cep, Dritero Agollin. Mami me tregon qe babi vajti ta merrte ne Elbasan bashke me te gjithe shoket nga Lidhja e Shkrimtareve. Më pas dasma vijoi me një darkë dhe mbrëmje kërcimi në Tiranë, deri në orët e para të mëngjesit, por fatkeqësisht, ndonëse tingëllon e pabesueshme, nga festa e dasmës nuk është ruajtur asnjë foto!!! Festën e ka përshkruar në detaj Elena në librin e saj me kujtime “Kohë e pamjaftueshme”, lexohet në postimin e Besiana Kadare, siç raporton A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos