Kur heshtin sazet... Dasmat shqiptare mes së shkuarës dhe të ardhmes

Nga Marjo Brakaj
3 Gusht 2026, 15:47 | Kulturë

“Kur do të kemi ndonjë dasmë, more, se më është ndryshkur shpirti! Ti bie kësaj viraneje, sa t’ia këpus telat, t’ia këpus…!”

Kjo batutë mbart në vetvete një të vërtetë të madhe... Nga festat që zgjatnin tre ditë, me vallet në oborret e shtëpive dhe që kulmonin me darkën e madhe, sot martesat, kur organizohen, zhvillohen në një rreth më të ngushtë të ftuarish.

 “Ka rënë numri i dasmave. Nuk kam shumë punë. Më shumë organizohen ditëlindje dhe fejesa.”

Madje, edhe numri i martesave është në rënie. Nga 17 mijë e 467 në vitin 2023, ai zbriti në 16 mijë e 120 gjatë vitit të shkuar. Hendeku bëhet edhe më i thellë, nëse kthehemi pas në kohë.

 “Rënia e numrit të dasmave nuk është thjesht një fenomen statistikor. Ajo pasqyron ndryshimet në mënyrën se si shqiptarët i perceptojnë lidhjet familjare dhe martesore. Shumë të rinj po e shtyjnë martesën për shkak të arsyeve ekonomike, migrimit apo fokusit te karriera. Dasma, që dikur ishte një ngjarje që bashkonte komunitetin, sot shpesh reduktohet në ceremoni të vogla dhe private.”

Sipas INSTAT-it, mosha mesatare e vajzave dhe djemve që lidhin kurorë ka shkuar në 27.8 dhe 31.2 vjeç.

 “Unë po e shtyj martesën sepse nuk ndihem ende gati ekonomikisht. Çmimet e sallave, ushqimit dhe muzikës janë shumë të larta dhe shumë miq e familjarë nuk mund të vijnë gjithmonë.”

 “Tani shumica e dasmave janë më të vogla, private, dhe shpesh njerëzit i shtyjnë për shkak të kostove. Mungon ajo atmosferë që e bënte natën të ndihej e veçantë për të gjithë.

Shqiptarët po heqin dorë nga dasmat, por jo nga aksesorët e martesës. Vitin e shkuar u importuan bizhuteri me vlerë 6.8 miliardë lekë, përfshirë unaza, byzylykë, ora, perla dhe gurë të çmuar. Krahasuar me vitin 2018, importet e bizhuterive prej ari janë trefishuar në vlerë.

 “Edhe pse dasmat janë më të vogla sot, çiftet janë më të kujdesshëm dhe zgjedhin me më shumë dashuri dhe stil. Shumë prej tyre vijnë këtu për të zgjedhur unaza që kanë kuptim personal, jo vetëm për t’u dukur. Kjo tregon se tradita mund të përshtatet dhe të mbetet e bukur edhe në kohët e sotme.

Çiftet e reja, megjithatë, vijojnë të gjejnë mënyra të reja për të shprehur dashurinë dhe për të ruajtur traditën, duke e përshtatur atë me jetën moderne. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos