Letërsia si mision, kur ndryshimi i perceptimit vjen përmes librave

Nga Luela Myftari
1 Dhjetor 2023, 11:30 | Kulturë

Letërsia si mision, kur ndryshimi i perceptimit vjen përmes librave

Ato janë tri autore feministe që në librat e tyre kanë trajtuar jo pak çështje të diskriminimit gjinor. Filozofja e shkrimtarja, Simone de Beauvoir, Rosa Liksom dhe Tatjana Tibuleac, tanimë i flasin edhe lexuesit shqiptar.

Librat e këtyre shkrimtareve kanë ndryshuar perceptime dhe mendimet e shoqërive ku kanë jehuar. Ndoshta këtë mision do ta kenë edhe në shqip.

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, librat jo thjesht janë prezantuar, por pjesë të tyre janë interpretuar nga aktorët e Teatrit të Metropolit.

Edhe pse i përkasin tri gjeneratave të ndryshme të shkrimtareve, tri autoret e prezantuara sot, vijojnë t’i flasin shoqërisë me të njëjtin mision.

Të pranishme në këtë takim ishin edhe përkthyeset që kanë sjellë në gjuhën shqipe këto vepra, përkthyese që janë vlerësuar edhe me çmime për punën e tyre dhe që i bashkohen misionit të Europës Krijuese, për të sjellë në shqip vepra që na bëjnë të reflektojmë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos