Në amfiteatrin antik të Durrësit, muzika dhe historia u bashkuan në një mbrëmje të veçantë me koncertin "Meloditë e Mesdheut". Sopranoja Inva Mula dhe artistë të tjerë, sollën emocione për publikun me një udhëtim muzikor mesdhetar.
Amfiteatri antik i Durrësit u kthye në një skenë magjike ku muzika, arti dhe historia u bashkuan në koncertin “Meloditë e Mesdheut”, duke sjellë emocione të forta dhe përjetime të veçanta për publikun.
Sopranoja e njohur Inva Mula, një nga zërat më të mëdhenj të skenës operistike shqiptare dhe ndërkombëtare, u ngjit për herë të parë në skenën e këtij monumenti historik, e shoqëruar edhe kori i fëmijëve “Okarina”
Pjesë e kësaj mbrëmje magjike, ku muzika dhe historia u harmonizuan si rrallë herë ishte edhe pianisti Ekland Hasa.
Qytetarët durrsakë, por dhe turistë, përjetuan një udhëtim muzikor përgjatë brigjeve të Mesdheut, nëpërmjet tingujve që sollën frymën e përbashkët të këtij rajoni. (A2 Televizion)