Një dokumentar për gjenocidin, drama çame dhe “Koha për t’u kthyer në shtëpi”

Nga Luela Myftari
13 Qershor 2024, 15:51 | Kulturë

Dokumentari “Kohë për t’u kthyer në shtëpi” është projektuar në ekranin e madh të kinemasë në kryeqytet. Admirina Peçi, autorja e filmit dokumentar zbulon disa nga historitë e shqiptarëve të Çamërisë pas 80 vjetësh gjenocid.

Në pedonalen e qytetit, në kinemanë që i dedikohet filmit të gjatë artistik, salla e mbushur plot ka përcjellë një dokumentar. Atë që pak e rrëfejnë në librat historikë, madje edhe historia e rishkruar, tanimë po e bën përmes një dokumentari Admirina Peçi që ndonëse nuk është shqiptare e Çamërisë ka punuar për këtë dokumentar si njw mision qw kishte ndwrmarrw prej vitesh fondacioni Çamwria “Hasan Tahsin”.

Në premierën e filmit gjejmë edhe Rean një nga aktoret e këtij filmi dokumentar. E vogla nuk e kishte të vështirë të luante këtë rol, pasi po rritet me historitë që nuk kërkojnë hakmarrje, por që gjyshërit e saj nuk i varrosin dot.

Koha për t’u kthyer në shtëpi është edhe mesazhi i atyre të moshuarve që i shpëtuan masakrave, mbijetuan rrugës deri në Shqipëri dhe që ndonëse mund të udhëtojnë në të gjithë botën, është vetëm një cep, në shtëpinë e tyre të lindjes nuk kthehen dot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos