Dea Open Air, festivali i filmit rikthehet në Tiranë e Sarandë

Nga Luela Myftari
7 Qershor 2024, 18:43 | Kulturë

Kineasti Edmond Topi më shumë se dhjetë vite më parë kishte një shqetësim që e ndau me gazetarët bashkë me misionin e tij për të prezantuar magjinë e ekranit të madh.

Saranda në 30 vitet e tranzicionit kishte mbetur pa kinema.

E Dea Film Festival do të krijohej që të rinjtë që nuk kishin parë asnjëherë në  film në një ekran të madh ta njihnin magjinë e kinemasë.

Në kushtet e dikurshme, Festivali u bë në ambient të hapur. Pastaj për disa vite rrugëtoi në Tiranë, e këtë edicion të 11-të rikthehet me misionin e vet, në kryeqytet, por edhe në Sarandë.

Produksionet kinatografike këtë vit vijnë nga 25 vende të botës. Tre filma të shkurtër në konkurim janë shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos