Lulishtja në hyrje të Durrësit merr emrin “Parku Moikom Zeqo”.
Kryetarja e bashkisë Emiriana Sako, përfaqësues të institucioneve vendore, familjarë, miq dhe ish-deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë marrë pjesë sot në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ku e pranishme ishte edhe bashkëshortja e akademikut.
Këtë qershor bëhen katër vite që nga largimi nga jeta i eruditit MoikomZeqo. Gjatë ceremonisë, në shenjë nderimi për këtë figurë u mboll edhe një pemë ulliri. (A2 Televizion)