Grupe folkloristike nga 4 kontinente të ndryshme janë bërë pjesë e edicionit të 18 “Aulona Folk Festival”, që tashmë është kthyer në një traditë në qytetin e Vlorës gjatë sezonit turistik.
Rreth 400 fokloristë nga vende të ndryshme të botës kanë parakaluar në rrugët e qytetit bregdetar për të kulmuar në mbrëmjen e së shtunës, në skenën e festivalit, ku shpalosen traditat dhe kulturat e ndryshme, shkruan A2.
Festivali, përveç vlerave artistike dhe folklorike, vit pas viti po tërheq gjithnjë e më shumë grupe edhe përtej kontrinentit të Evropës, ndërsa është një event edhe për Vlorën turistike.
Festivali është mirëpritur edhe nga turistët e shumtë vendas dhe të huaj që tashmë kanë nisur të frekuentojnë jo vetëm bregdetin e Vlorës, por edhe historinë, traditat dhe kulturën e vendeve të ndryshme. (A2 Televizion)