Shtëpia e Dritëro Agollit është një ndër të paktat shtëpi të artistëve që ka qenë gjithnjë e hapur për lexuesit e tij.
Sa ishte në këtë shtëpi, Agolli e Sadija prisnin e përcillnin njerëz. Po kështu e gjejmë shtëpinë muze edhe tani që autori nuk është më.
Mund të vëzhgojmë sende e motive me të cilat jetonte shkrimtari, por për ditëlindjen e tij dhe të shtëpisë muze është ekspozuar edhe dorëshkrimi i romanit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, shkruan A2.
Anisa Ymeri, drejtore e shtëpisë-muze, u kujdes që edhe këtë herë autori të përkujtohet jo vetëm përmes dorëshkrimit, por në çdo cep të shtëpisë me objekte dhe elementë që e bëjnë vizitën në shtëpinë Agolli një përvojë artistike. (A2 Televizion)