Ribashkohen “Oasis”, pas ditësh spekulime grupi njofton datat e koncerteve

Nga Rosalba Bejdo
27 Gusht 2024, 14:57 | Kulturë

Ribashkohen “Oasis”, pas ditësh spekulime grupi njofton datat e

Pas disa ditësh spekulime, tashmë është zyrtare. Grupi britanik i rokut, Oasis do të ribashkohet pas 15 vitesh me vëllezërit Noel dhe Liam Gallagher që kanë planifikuar një turne në vitin 2025.

Oasis, albumi debutues i të cilit, "Definitely Maybe" u publikua 30 vite më parë, u ndanë në 2009 kur kitaristi dhe tekstshkruesi kryesor Noel, tha se nuk do të bashkëpunonte më me vokalistin Liam.

“Erdhi momenti, po ndodh”, shkroi grupi në një postim në rrjetin social X, ku njoftoi se biletat do të dilnin në shitje të shtunën.

Koncerti i parë do të mbahet në Cardiff, Wales në 4 korrik të vitit të ardhshëm. Siç bëhet e ditur, Oasis do të mbajnë në total 14 koncerte në Cardiff, Londër, Edinburg, dhe Dublin, gjatë muajve korrik dhe gusht.

Më vonë janë planifikuar koncerte edhe jashtë Europës. “Armët kanë heshtur. Yjet janë rreshtuar. Pritja e madhe ka mbaruar. Ejani dhe shiheni. Nuk do të transmetohet në televizion.”

Turneu në vitin 2025 do të mbahet teksa shënohen 30 vjet nga dalja në treg e albumit të dytë të Oasis "(What's the Story) Morning Glory?", i cili përfshin hite të tilla si "Don't Look Back in Anger" dhe "Wonderwall".

(What's the Story) Morning Glory?" u shit në më shumë se 22 milion kopje në të gjithë botën, duke u bërë albumi më i shitur në vitet 90-të në Britaninë e Madhe. Por paralelisht me suksesin, grupi u përfol shpesh edhe për rivalitetin mes dy vëllezërve Galager.

“Ai mendon se ai është njëshi, por unë mendoj se njëshi jam unë”, pati thënë Liam në 2017-n. Grupi u shpërbë pas një koncerti në Paris, ku dy vëllezërit u përfshinë në një sherr në prapaskenë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos