"Still loving you" ...Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

Nga Luela Myftari
13 Shtator 2025, 19:41 | Kulturë

"Still loving you" ...Tirana, Scorpions rikthehen në

"Wind of Change", kënga me të cilën u shoqërua rënia e Murit të Berlinit, do të ushtojë në sheshin Skënderbej në Tiranë, një çerek shekulli pas herës së parë kur Scorpions erdhën në Tiranë.

Grupi gjerman me famë botërore, i njohur për të gjitha brezat me këngët "Rock You Like a Hurricane", "Still Loving You", "Holiday", ka pranuar që një ditë para koncertit të gjejë kohë për një intervistë ekskluzive për gazetaren e A2 CNN, Luela Myftari.

Pa zbuluar detaje, pjesëtarët e grupit kanë dhënë përshtypjet për Tiranën 25 vite më vonë nga ai koncert në vitin 2000 në stadiumin "Dinamo", dhe menjëherë kanë renditur mikpritjen si elementin që u bëri përshtypje atëherë dhe që, sipas tyre, nuk ka ndryshuar edhe sot.

Natyrisht, ata shprehen edhe të habitur nga ndryshimi i Tiranës, dhe për gazetaren tonë thonë se presin që në shesh të ketë fansa të të gjitha moshave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos