Teatri Eksperimental, aborti, ndërgjegjja dhe e shkuara që flet në një skenë arti

Nga Luela Myftari
14 Shtator 2026, 16:05 | Kulturë

Një komedi që luhet mes teatrit absurd çel sezonin e ri të teatrit eksperimental Kujtim Spahivogli. Me një gjuhë tejet eksperimentale vepra që ngjitet në skenë nga 17 shtatori bën bashkë drama njerëzore që vijnë nga zgjedhjet që bëjmë.

26 vjet më parë një grua kryen një abort. 26 vjet më vonë në derën e shtëpisë së saj mbetur heshtur troket dera. Një djalë i ri i thotë se është fëmija që ajo nuk donte ta lindte. Ajo refuzon ta pranojë se ai është i vërtetë. Me siguri asaj po i flet ndërgjegjja dhe djali që është shfaqur në derë është vetëm një krijesë e imagjinatës së saj. Deri kur, dera troket sërish dhe fqinja përshëndet djalin.

Në kufijtë e absurdit luhet një komedi e zezë në Teatrin Eksperimental. Personazhet ulen në kolltukun ku regjisori na tregon pak më shumë për këtë vepër.

Ndonëse një vepër e re, Big Baby u bë një vepër e njohur në teatrot e botës se Frank Maher jo vetëm e shkroi, por si dramaturg e vendosi vetë në skenë, ndërsa si pedagog luan me pyetje ekzistenciale mbi ndërgjegjen, mbi mëmësinë dhe patjetër mbi dashurinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos