Do të ishte 70 vjeç këtë vjeshtë të librit e bashkë me miqtë do të donte ta festonte me poezi me siguri.
Hamit Aliaj mund të jetë padiskutim një poet i viteve ’70, kur edhe guxoi të botonte vargjet e para, por miqtë e përkujtojnë këtë tetor me vargjet e fundit që la duke i bërë bashkë në një vëllim poetik me titullin “Drurët flenë jashtë në natën e botës”.
Poezia e Hamit Aliajt reflekton mjedisin e shoqërinë ku ai lindi dhe u rrit. Vargjet e tij shëtisin me lirikë në një mjedis epik, e aty Bjeshkët e Namuna nuk janë thjesht vendi, por edhe metafora.
“Drurët flenë jashtë në natën e botës” vjen si përmbledhja poetike e 268 poezive, të cilat nuk janë të fundit që na la poeti. (A2 Televizion)