Vepra e plotë e një kleriku, nga burgu në bibliotekën e “Zojës së Shkodrës”

Nga A2 CNN
23 Tetor 2024, 17:30 | Kulturë

Atë Pjetër Meshkalla duke mos pranuar bashkëpunimin me komunistët u dënua me 15 vjet burg në vitin 1946. 6 vite pas daljes nga burgu i shkroi një letër Mehmet Shehut kundër regjimit monist.

Pasi u demaskua në Institutin Pedagogjik të Shkodrës u dënua edhe me 10 vjet të tjera burg. Pas burgut u internua në Vlorë dhe u nda nga jeta në vitin 1988 duke lënë pas një veprimtari të çmuar si patriot e meshtar, por edhe si një njeri i shquar i letrave shqipe.

U deshën 36 vjet pas ndarjes nga jeta që vepra e tij letrare të botohet e plotë.

Botuesi Frano Kulli tregon se këtë mision e ndërmori asi nuk mund të linte më në hije kontributin e një kleriku si Atë Pjetër Meshkalla.

Në famullinë e kishës katolike u promovuan të tre botimet: “Vepra Letrare”, libri “I Drejti që rrnoi me dëshmue” dhe “Lili ndër Ferra.

Botimi i veprave të Atë Pjetër Meshkallës përkoi edhe me 5 vjetorin e themelimit të bibliotekës “Zoja e Shkodrës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos