“Tri jetët e Zotit P.” Virgjil Muçi përball mediokritetin në pushtet e në letërsi

Nga Luela Myftari
23 Tetor 2024, 18:05 | Kulturë

Një diktator, një politikan që humbet mustaqet, një shkrimtar dhe pushteti përballë tyre janë disa nga elementët e librit më të ri të Virgjil Muçit. Vetë shkrimtari e pranon mediokritetin në politikë, por në letërsi nuk bën kompromis.

Në këtë roman të ri, që për disa është distopik, për të tjerë shumë realist, tre jetët e zotit P. vijnë me të gjithë elementët e pushtetit, me shumë dashuri për artin, për seksin, për të qenë i adhuruar e për të gëzuar respekt. Gjithçka që do një diktator, ndonëse duket si të gjithë të tjerët dhe nuk pikon aspak nga qielli, shkruan A2.

Virgjil Muçi, edhe në këtë vepër, nuk ndahet dot nga Dantja, por aq sa edhe shndërrimi i herëpashershëm i personazhit që jeton në tri jetë të sjell ndër mend metamorfozën e Kafkës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos