10 shkurti, Ilir Alimehmeti: Duhen protesta të qëndrueshme kundër qeverisë

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2026, 22:08 | Politikë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, theksoi se duhen protesta të qëndrueshme kundër qeverisë.

“Duhet qëndresë sot, se fëmijët po ikën jashtë, nuk kthehen më. Për këtë duhet qëndresë, jo për abuzimet e Ramës. I dinë njerëzit ato. Do diskutim brenda brenda nesh në radhë të parë se si kthehet në alternativë qeverisëse Partia Demokratike, opozita në tërësi e të gjithë forcat e tjera dhe si këto lloj idesh mund të kthehen më pas me forcë ligjore sepse përndryshe mbetet një narrativë e bukur, mbetet një diçka që folëm neve, na mbeten dy reels-a nëpër YouTube. Por, kaq. Alternativa e qeverisë arrihet vetëm me një formë, në mënyrë të palëkundur, qëndresë dhe numra. Jo 200 ide dhe 400 ide, po një, dy, tre objektiva fikse të konsoliduara që janë emërues i përbashkët për çdo forcë politike opozitare. Dhe kur jemi të qartë këtu, kur të arrihet hapi i parë, pastaj diskutohet edhe hapi i dytë. Pra, si hyn në zgjedhje, që ishte çështja e dytë. Por, po s'arrite premisat për të shkuar aty duke rrëzuar Edi Ramën dhe duke shkuar drejt një palë zgjedhje që të jenë të lira dhe të ndershme, gjithë pjesa tjetër pastaj është e kotë”, tha Alimehmeti.

“Prandaj të jemi shumë të qartë, ka vetëm një mesazh, ndërgjegjësim për largim kësaj qeverie një ore më pare”, shtoi Alimehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos