10 vite Procesi i Berlinit, Vodo: Serbia ka përfituar më shumë se Shqipëria

Nga A2 CNN
14 Tetor 2024, 17:08 | Politikë

Një proces jashtëzakonisht i ngadaltë dhe jo i frytshëm ka qenë për pedagogen e ty Drejtave të Njeriut procesi i Berlinit, përgjatë këtyre 10 viteve sa i takon integrimit. Në një intervistë me Bruna Çifligun në A2 CNN, Teuta Vodo ajo tha se kjo platformë ka shërbyer për të vënë në pah konfliktet në rajon.

“Kjo platformë ka shërbyer për të vënë në pa konfliktet Serbi -Kosovë dhe ngecjet Bosnje Hercegovine e Kosovë. Këto ishin skenarë të pritshëm dhe nuk habitën askënd. Shërbyen për të vënë në pah intensitetin e relatave që kanë këto vende në kuadër të fqinjësisë së mirë”, u shpreh ajo në A2.

Vodo theksoi se nga ky proces ka përfituar më shumë Serbia dhe më pak Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

“Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë shifrat më të ulëta të përfitimeve nga procesi i Berlinit sa i takon investimeve. Ka pasur shumë ngecje përgjatë këtyre 10 viteve. Secili aktor në tavolinë duhet të ketë zërin e tyre që të zeroheshin tarifat për njohjen e diplomave. Në tërësi ka patur rritje ekonomike në 10 vite, ka pasur ulje të përdorimit të karbonit, njohja e diplomave në rajon. Serbia ka përfituar më shumë. Pritej që të ishte Serbia, është vendi më i madh si popullsi si prodhim. Shqipëria deri diku ka pasur një uniformitet e ka patur më pak importe nga BE dhe konsumimi ka qenë më i ulët në Shqipëri dhe rajon dhe kjo tregon reflektimin e krizave. Procesi i Berlinit është një platformë politike që vë në pah të gjitha impkatet e politikës së vendeve”.

Sa i takon integrimit, Vodo theksoi në A2 se nuk ka qenë i frytshëm për shkak të faktorëve rajonalë dhe europianë.

“Për fat të keq gjatë 10 viteve ka qenë një proces jashtëzakonisht  i ngadaltë. Ka pritur vendet ballkanike që të japin në rol kryesor dhe mos të harrojmë që barra më e madhe bie mbi administratën e  këtyre vendeve. Nuk mund të presim që vetëm BE të ketë një zë, por është roli i secilit vend për të dhënë rezultate konkrete. Rezultate ka patur në reformën në drejtësi, në rastin e Shqipërisë që do të jetë në favor të Shqipërisë sa i përket anëtarësimit në BE. Nuk ka qenë i frytshëm për faktorë të ndryshëm; rajonalë, edhe me BE që vetë klasa politike europiane nuk ka qenë në favor”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos