101 vjeçarja nuk gjen emrin në listë, i biri kërkon zgjidhje

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 13:01 | Politikë

101 vjeçarja nuk gjen emrin në listë, i biri kërkon

Një grua 101 vjeçare nuk ka mundur të votojë në zonën e Fierit, edhe përse qëndronte në qendrën e votimit prej orëve të para të mëngjesit.

I biri i saj Isuf Nuhaj përpara kamerave të A2 CNN ka bërë thirrje që kjo situatë të zgjidhet dhe e moshuara të votojë.

Sipas të dhënave, personat mbi 100 vjeç kanë një procedurë të veçantë për t’u regjistruar çka kërkon paraqitjen e tyre në gjendjen civile për t’u përfshirë në lista. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos