Plas sherri pranë Qendrës së Votimit në Pogradec, ja çfarë raportohet

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 12:08 | Politikë

Plas sherri pranë Qendrës së Votimit në Pogradec, ja

Një tjetër përplasje ka ndodhur në Pogradec, pranë Qendrës së Votimit ku ndodhi sherri më herët.

Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet e ditur se disa vetë janë të përfshirë në konflikt. Sipas Policisë dyshohet se personat e përfshirë të jenë familjarë të palëve që u përfshinë në sherrin e parë.

Ndërkohë Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Njoftimi i Policisë për përplasjen e parë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, shtetasi E. G., që është komisioner në qendrën e votimit nr.3901/00 Pogradec, ka njoftuar tek salla operative, se brenda ambienteve të qendrës së votimit është goditur nga shtetasi L. T.,

Menjëherë është shkuar në afërsi të qendrës së votimit, dhe është bërë shoqërimi i shtetasit L. T., për në ambientet Komisariatit.

Në Komisariat është paraqitur dhe shtetasi E. G., për të bërë kallëzim.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos