Katër zyrtarët socialistë Erion Veliaj, Ilir Beqja, Jurgis Çyrbja dhe Alqi Bllako të cilët ndodhen në paraburgimin e Durrësit ende nuk kanë votuar në zgjedhjet e kësaj të diele.
Sipas gazetares së A2 CNN, Rosalba Bejdo sapo janë informuar se kanë mbërritur mediat, katërshja në fjalë kanë refuzuar të votojnë dhe kanë kërkuar që të votojnë pa praninë e kamerave dhe gazetarëve.
A2 CNN ka ndjekur deri më tani nga afër votimin në burgun e Durrësit. Aty gjenden 240 të burgosur. 195 prej tyre janë lejuar të votojnë ndërsa pjesa tjetër janë ndaluar për shkak të dënimeve të formës së prerë. (A2 Televizion)