Incidente në Vorë/ Noka përplaset me aktivistin e PS: Je horr, do zvarriteni qelive

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 12:16 | Politikë

Tensione të larta janë regjistruar në qendrën e votimit nr. 27, në qytetin e Vorës, ku protagonist është bërë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe një nga aktivistët e Partisë Socialiste.

Në pamjet e siguruara nga A2 CNN shihet se i thotë aktivistit të PS “je horr dhe ushtar i Xhabaftëve” dhe i kërkon të dalë nga qendra e votimit, ndërsa ky i fundit ia kthen: “Pranoje humbjen. Unë jam qytetar dhe votues i Vorës. Lini njerëzit të votojnë të lirë.   

Noka ndërkohë para mediave tha se në këtë qendër votimit në Vorë, persona të pajisur me bezha si vëzhgues po dirigjojnë procesin e votimit. Noka pretendon për manipulim, ndërsa kërcënon se ata që po shkelin ligjin “do të zvarriten qelive”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos