11 maji, hapen disa kuti edhe në Durrës

Nga Ervin Koçi
10 Qershor 2025, 15:54 | Politikë

11 maji, hapen disa kuti edhe në Durrës

Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendosën që të hapen të gjitha kutitë e KZAZ 21 dhe 22 të qarkut Durrës, po ashtu edhe 126 kuti të tjera të renditura në materialin e paraqitur nga subjekti ankimues PD-ASHM.

Po për qarkun Durrës, dy anëtar të KAS vendosën që të hapen edhe kutitë e votave diaspora sipas kërkesës se PD-ASHM, shkruan A2 CNN. Po ashtu me kërkesë të dy anëtarëve të KAS u vendos që të hapen edhe 60 kutitë sipas kërkesës së P.L.L

Sipas kësaj vendimmarrje, do të hapen 60% të kutive të qarkut Durrës për votat brenda vendit dhe do të rinumërohen 100% të fletëve të votimit të ardhura nga jashtë vendit.

Më parë, KAS ka vendosur të hapë kutitë e votimit të Tiranës dhe Fierit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos