Kryeministri Edi Rama është shprehur se Partia Socialiste synon të marrë 1 milionë vota në zgjedhjet e 11 majit, përfshi edhe ato të emigrantëve.
Komentet Rama i bëri gjatë një takimi në Durrës, ku tha se në këtë qark, PS synon 9 mandate deputetësh, shkruan A2 CNN.
Sipas shefit të ekzekutivit, PS sot është në një moment që duhet të finalizojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Ai shtoi gjithashtu se sot PS është në momentin dhe kohën e duhur, njëlloj si PD në mars të vitit 1992, kur u votua masivisht për të mbyllur 50 vite të komunizmit.
“Në vitin 1992, jo të gjithë ishin me PD, por e votuan masivisht pasi donin të mbyllnin atë faqe. Por në mars ’92 shqiptarët llogarinë me historinë e bënë si duhet dhe e votuan masivisht. Sot ne kemi të gjithë të drejtën të kërkojmë një votë përtej mbështetësve natyralë dhe tradicionalë të PS. Ndaj ne duhet të synojmë jo 800 mijë vota, por 1 milionë, duke përfshirë dhe emigrantët”, tha Rama, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)