Rama në Durrës: Koha për cilësi, jo për sasi, të synojmë turistë që konsumojnë më shumë

Nga A2 CNN
10 Prill 2025, 18:01 | Politikë

Rama në Durrës: Koha për cilësi, jo për sasi, të

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim këtë të enjte me turoperatorë, hotelierë dhe profesionistë të turizmit, në Durrës.

Ai u shpreh ndër të tjera se aktualisht është koka për cilësi dhe jo për sasi, duke kërkuar që të rritet cilësia e shërbimit.

Rama theksoi se Shqipëria tashmë duhet të synojë ata turistë që konsumojnë më shumë.

“Nuk është më koha e sasisë, por e cilësisë. Nuk është më koha e hedhjes së parave kuturu, por është koha që çdo qindarkë të investuar ta investojë në cilësi sektori privat, në cilësinë e shërbimeve. Ne nuk duhet të rrisim numrat pafundësisht, por të rrisim numrin e turistëve që konsumojnë më shumë”, u shpreh Edi Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos