Sali Berisha deklaroi se me ardhjen në pushtet demokratet do te heqin mesataren për pranimin në universitete dhe studentët do të marrin 200 euro çdo muaj si minimum jetik. Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me pedagogë në seli, ku akuzoi qeverinë se po asgjëson lirinë akademike dhe autonominë e universiteteve.
“Ne do përqendrohemi më së pari tek mësuesi dhe pedagogu. Pedagogun e bën akademik, e bën dijetar, puna shkencore. Sigurisht leksioni ka peshën e vet, vlerën e vet. Por në fund të fundit, pa kërkimin shkencor, pa hulumtimin, ai pedagog shndërrohet në një automat. Programin e arsimit të lartë, do e hartoni ju me ekspertizën më të mirë, dhe se qeveria e PD do bëjë gjithçka për zbatimin e saj, rikthimin e universiteteve në qendra të fuqishme kërkimore dhe shkencore, heqjen e diskriminimit, ndëshkimit në pranimet universitare me të ashtuquajturën mesatare”. (A2 Televizion)