27 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish në shesh për plotësimin e kërkesave

Nga A2 CNN
26 Qershor 2026, 19:35 | Politikë

27 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish në shesh

Edhe sot qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin Skënderbej për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 27-të të protestës.

Ndër kërkesat kryesore të protestuesve është dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, shkruan A2.

Përballe thirrjeve të qytetarëve, qeveria vendosi që indeksimi i pensioneve të nisë nga 1 korriku, tre muaj më herët se zakonisht, si dhe kredi pa interes për 300 punonjës të administratës publike.

Ndërkohë, Policia e Tiranës ka njoftuar ditën e djeshme procedimin penal të 11 protestuesve, pasi në dy ditët e fundit të protestës, sipas bluve të kryeqytetit, kanë "penguar lëvizjen e lirë të automjeteve dhe qytetarëve". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos