15 mijë persona ose 5 200 familje do të përfitojnë kompensim për shkak të procesit të legalizimeve.
Kështu deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, gjatë një konference për mediat në ditët në fundit të vitit, ku sqaroi se vlera e kompensimeve shkon 30 milionë euro.
Manja u shpreh se ish-pronarët do të kompensohen jo vetëm financiarisht, por edhe me sipërfaqe toke, shkruan A2.
“Janë 5200 dosje ish-pronarësh, pronat e të cilëve janë zënë nga ndërtimet informale. Kanë marrë 5 këste, në masën 70% dhe kësti i 6, 30%, do të ishte kompensimi nga buxheti i shtetit, i cili do të finalizohet besoj deri ditën e enjte. Kam dhënë porosi që të kompensohen me prioritet familjet me shumë persona, kategoritë vulnerabël, por në mënyrë të veçantë komunitetet fetare”, tha Ulsi Manja. (A2 Televizion)