“300 mijë në kuti”, Nisma “Shqipëria bëhet” kërkon çarjen e sistemit

Nga A2 CNN
13 Prill 2025, 12:10 | Politikë

“300 mijë në kuti”, Nisma “Shqipëria

300 mijë vota. Ky është rezultati që Adriatik Lapaj, kreu i koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, kërkon të arrijë në 11 maj.

Fushatën zgjodhi ta hapë në Vlorë, krah Endri Shabanit dhe Panajot Sokos, të cilët kërkuan mbështetjen e shqiptarëve për të çarë sistemin politik. 

“Duam të hyjmë në Parlament për të shkatërruar rrjetin e merimangës që ka marrë vendin peng dhe për të kthyer çdo qindarkë që i është vjedhur shqiptarëve këto 34 vite”, u shpreh Endri Shabani, shkruan A2.

Ndërsa Adriatik Lapaj theksoi: “Ne do të bëjmë 300 mijë në kuti dhe do ta çajmë sistemin. Ne kemi program që ka në themel familjen, ekonominë, arsimin dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos